Kryeministri i Maqedonisë, Talat Xhaferi do të marrë pjesë në edicionin e dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, organizuar nga Presidentja Vjosa Osmani.
Kështu bëri të ditur, presidenca me anë të një njoftimi.
“Kemi nderin që ta mirëpresim Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili i bashkohet edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, organizuar nga Presidentja Vjosa Osmani!”, thuhet në njoftim.
“#WPSRKS2024 do të mbledhë në Prishtinë liderë, ekspertë, si dhe pjesëmarrës nga më shumë se 40 shtete të botës!”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Presidencës./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...