Sot, në Prishtinë, u zhvilluan konsultimet politike në mes të dy ministrive të punëve jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë, nën udhëheqjen e Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti dhe Zëvendësministres për Evropë dhe Punë të Jashtme, znj. Artemis Malo.
Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe, koordinimi në organizata ndërkombëtare dhe zhvillimet rajonale e ndërkombëtare.
Në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe, u diskutua për fushat e interesit të përbashkët, zbatimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit në mes të dy ministrive, duke përfshirë misionet diplomatike, çështjet konsullore dhe rolin e shqiptarëve në rajon.
Në kuadër të koordinimit në organizata ndërkombëtare u bisedua lidhur me proceset e të dyja vendeve për integrim në Bashkimin Evropian, dhe synimet e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në NATO.
Temë tjetër e takimit ishin edhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, ku u bisedua për nevojën e koordinimit të vazhdueshëm lidhur me organizatat dhe nismat rajonale. Sa i përket zhvillimeve aktuale botërore u bisedua për gjendjen e sigurisë dhe rritjen e bashkëpunimit në këtë fushë./Arbresh.info


48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona