Arsenali dhe Bayern Munich është sfida tjetër çerekfinale e Champions League.
Ndeshja fillon nga ora 21:00, shkruan Arbresh.info.
Arsenal është në këtë fazë të garës për herë të parë që nga viti 2010.
Kurse Bayern Munchen tani më është në traditë të klubit që të jenë e pranishme në top tetë skuadrat më të mira në këtë garë.
Arsenali në këtë ndeshje hyn si lider i Premier Leagues dhe me një formë të jashtëzakonshme, ku nuk njeh humbje tash e shtatë ndeshje.
Ndërsa Bayerni po vuan në Bundesligë, ka dy ndeshje radhazi të humbura dhe është jashtë gare për titull tani më.
Por pavarësisht kësaj kjo ndeshje pritet të jetë mjaft interesante.
Herën e fundit kur këto dy skuadra u takuan ishte viti 2017, kur gjermanët shkatërronin anglezët duke i eliminuar me rezultat të përgjithshëm 10-2.
Suedezi, Glenn Byberg do të jetë gjyqtar kryesor i kësaj sfide./Arbresh.info/
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor