Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mississuaga të Kanadasë mbrëmjen e së enjtes ku dy të rinj shqiptar humbën jetën.
Përplasja fatale me tre automjete ndodhi rreth orës 21:50 në cepin e Eglinton Avenue E. dhe Dixie Road.
Hetuesit besojnë se një automjet që shkonte në jug në Dixie Road bëri një kthesë majtas në Eglinton Avenue dhe u përplas me një Sedan të bardhë që shkonte në veri në Dixie, Cst.
Dy shqiptarët që udhëtonin me Sedanin e bardhë ndërruan jetë, sipas policia. Njëri ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri përfundoi në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Në kohën e aksidentit kryqëzimi u mbyll për të lejuar oficerët të hetojnë përplasjen.
Një faqe Facebook-u në e komunitetit shqiptar në Mississuaga publikoi foton e dy të rinjve, ku zbuloi identitetin e tyre dhe vendin ku jetonin në Shqipëri. Ata janë Klisi dhe Simon Dreshaj dhe janë nga Rapsha e Hotit./tch

Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...