Policia e Kosovës në rajonin e Malishevës ka bastisur dy lokacione në fshatin Turjakë, ku ka konfiskuar disa armë dhe municion.
“Gjatë një kontrolli në dy lokacione të ndryshme konfiskohen armë dhe municion Malishevë, 5 prill 2024. Stacioni Policor në Malishevë, pas pranimit të një informate për përdorim të armës së zjarrit, ka siguruar urdhër për kontroll nga Gjykata i cili është zbatuar me datën 05.04.2024 në dy lokacione të ndryshme, në vendbanimet e dy të dyshuarve (meshkuj kosovarë, të moshës madhore) në fshatin Turjakë në Malishevë”, njofton policia.
Gjatë kontrollit në posedim të tyre janë, sipas policisë, gjetur dhe konfiskuar: “Dy armë zjarri të gjata; dy armë zjarri të shkurtra, të llojit pistoletë; një armë zjarri e shkurtër për sinjalizim me zë, e llojit revolver; një armë zjarri e shkurtër për sinjalizim me zë; një armë zjarri e shkurtër (artizanale); pesëdhjetë e dy copë fishekë dhe; Katër karikatorë.
Pas intervistimit të të dyshuarve, me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit sipas Policisë Kosovës, janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm
Shefi i BE-së takon katër kryetarët e rinj të komuave verior...
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...