Policia e Cles në Trentino ka arrestuar tre shqiptarë për posedim të lëndëve narkotike me qëllim tregtimin.
Arrestimi i tyre u bë pas një kontrolli të ushtruar ndaj një automjeti tip Audi me tre persona në të, ku u gjetën dy doza kokainë, një pistoletë të fshehura në kroskotin e mjetit.
Policia ka ushtruar një kontroll edhe në shtëpinë e të riut shqiptar që drejtonte makinën.
Atje ndodheshn dhe dy shqiptarë të tjerë, të cilët tentuan të fshehnin një çantë, brenda së cilës kishte rreth 8 kilogramë e gjysmë hashash, e ndarë në tetë pako.
Në total u sekuestruan gati nëntë kilogramë drogë, përfshirë hashash dhe kokainë, të cilat do të shiteshin në luginat e Noces.
Tre shqiptarët u arrestuan dhe u dërguan në burgun Spini di Gardolo./abcnews.al
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër