Tre fëmijë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në një shkollë fillore në Finlandë të martën, njoftoi Policia finlandeze.
I dyshuari, një i mitur po ashtu, u arrestua nga policia.
Të plagosurit janë dërguar në spital, tha një zëdhënës i Policisë për agjencinë e lajmeve Reuters.
Sulmi ndodhi në shkollën fillore “Viertola” në Vanta, një rrethinë e kryeqytetit Helsinki.
Kjo shkolla i ka rreth 800 nxënës nga klasa e parë deri të e nënta, si dhe një staf prej 90 njerëzve, sipas autoriteteve lokale.
“Rreziku i menjëhershëm ka përfunduar”, tha kryetari i shkollës “Viertola”, Sari Laasila për Reuters, duke mos dashur të komentojë më shumë rreth incidentit./Radio Evropa e Lirë/
Begaj pas paralajmërimit për kërcënime: Institucionet e sigu...
“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...
Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën dr...
Kusari-Lila: Vetëm sot 206 kërkesa për verifikim të njehsorë...
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend