Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 27-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të Prishtinës, Drilon Islami.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Lulzim Berisha, Avni Shala dhe Besim Slishani.
Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 27-të t’i takojë Drilon Islamit, i cili ishte më i angazhuari në fushë, sidomos në ndërprerjet e kundërshtarit në mesfushë.
Pika e arkëtuar e Prishtinës në ndeshjen kundër Ballkanit, sipas komisionit ishte meritë e organizimit të lojës nga Islami.
Pasi mori këtë çmim futbollisti i Prishtinës u shpreh i lumtur që për herë të parë u vlerësua si më i miri i javës.
“Jam shumë i lumtur që jam zgjedhur Ylli i javës. Pa ndihmën e bashkëlojtarëve dhe stafit nuk do të mund të kisha një sezon kaq të mirë, andaj i falënderoj të gjithë”, ka thënë fillimisht Islami për faqen zyrtare të FFK-së.
“Ky çmim është një motiv shtesë që të vazhdoj tutje nga ndeshja në ndeshje të arkëtojmë pikët maksimale që ta arrijmë synimin tonë – daljen në Evropë”.
“Nesër na pret një ndeshje e vështirë në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, por duke e ditur objektivin e klubit, do ta japim maksimumin për të arritur finalen dhe për ta fituar këtë trofe”, përfundoi mesfushori.
“Dhuɳa është dënuar nga secili prej nesh, por edhe provokime...
Gucati nga Skënderaj: Nëse Lushtaku merret me dhunë, do të p...
Izraeli dhe Libani vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe pa...
Certifikohen 12 zyrtarë policorë për operim me dronë, polici...
Flet Mërgim Lushtaku për media: Sami Lushtaku ende nuk është...
OVL e UÇK-së thirrje qytetarëve: Nisuni drejt Skenderajt për...