Janë arrestuar katër persona të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçarit në Tiranë, që erdhi pas një sherri me thika mes të rinjsh.
Policia ka bërë të ditur se tre nga të arrestuarit janë të mitur, ndërkaq njëri është 20-vjeçar, shkruan Euronews.al.
“Tiranë-Identifikohen dhe shoqërohen në ambientet e Policisë, 4 autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Shkozë. Janë identifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasit F. Sh., 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç, dhe po punohet per dokumentimin e plotë të ngjarjes”.
“Nga veprimet paraprake hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas mbrëmjen e djeshme, duke qarkulluar me automjet, janë konfliktuar per motive të dobëta me shtetasit që ndodheshin në automjet me 18-vjeçarin”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
Shkoi për të punuar në hidrocentral, vdes në Maliq inxhinier...
Inflacioni në Kosovë dyfish më i lartë, Shqipëria afër 3 pë...
Tragjedi në Itali: 2-vjeçari ndërron jetë pas transplantit t...
Hungaria bllokon kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së pë...
‘Zbarkimi i mundshëm i FSK-së në Gaza’, Maqedonci: Ka qenë v...
Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kundër...