Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, nunci Jean Marie Speich, është duke vazhduar vizitën disaditore.
Ai këtë të shtunë është pritur në Bashkësinë Islame të Kosovës nga kryetari i saj Naim Tërnava, derisa ishte i shoqëruar nga Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji.
Tërnava e ka njoftuar atë me punët dhe angazhimet e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, me theks të veçantë në kultivimin e bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare.
“Si bashkësi fetare kemi një bashkëpunim të mirë me Kishën Katolike në Kosovë, dhe se ne jemi të gëzuar që vendi ynë ka një harmoni të tillë fetare, e cila është shembull për gjithë botën. Ne jemi vëllezër të një kombi, andaj duhet ta ruajmë dhe ta duam njëri-tjetrin, ngase kështu na porosisin mësimet tona fetare islame”, citohet të ketë thënë Tërnava.
Nga ana e tij, nunci Jean Marie Seich, ka çmuar lart kontributin e Myftiut dhe të BIK-ut për harmoninë dhe bashkëjetesën fetare, e cila është prezente në Kosovë.
Në fund të takimit, të dyja palët kanë bërë thirrje që në botë të pushojnë vatrat e konflikteve e luftërave dhe të mbretërojë paqja dhe harmonia ndërmjet njerëzve pa dallim feje apo race.
“Shpresoj që kjo të mos jetë ndeshja më e madhe” ̵...
Pamjet e 24 marsit 1999 në Prishtinë, momenti që shënoi kthe...
Dy persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit...
Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia nis hetimet
Çmimet e naftës bien pas raportimeve se SHBA i ka dërguar Ir...
13 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 or...