Manchester United është duke planifikuar një revolucion në verë dhe mes emrave që mund të “sakrifikohet” është edhe Casemiro, e ardhmja e të cilit mund të jetë në Arabinë Saudite.
Në këto rrethana, United po mendon edhe për emrat që dëshiron të afrojë këtë merkato dhe si zëvendësues të denjë të Casemiros sheh mesfushorin e Wolves, Joao Victor Gomes da Silva, i njohur thjesht si Joao Gomes.
Sipas raportimeve të mediave britanike, 23-vjeçari brazilian mund ta vazhdojë karrierën e tij në “Old Trafford” për të marrë vendin e bashkëkombësit të tij, Casemiros.
Për Joao Gomezin ky është sezoni i dytë që po kalon tek Wolvesi, ku në 24 ndeshje ka realizuar dy gola dhe një asistim, në Premieru League./ss
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...