Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka propozuar 9 qershorin e këtij viti për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
“Unë po e jap një propozim sot për herë të parë. Unë mendoj që ne do të duhej të merremi vesh me shku në zgjedhje më datën 9 qershor”, tha Krasniqi në Pressing.
“Unë besoj që do të ishte një datë e përshtatshme, nga ajo që po thotë edhe Kurti që ne jemi të gatshëm kurdo”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se është pro se para shpërndarjes së Kuvendit të votohen marrëveshjet e rëndësishme ndërkombëtare, për këtë thotë se PDK-ja do t’i jap votat.
Të mërkurën e 27 marsit, PDK-ja e ka prezantuar Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...
PS përgatitet për “Vendoret 2026”, Rama: Nevojitet ristruktu...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Ndërrohet ora
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...