Bordi i RTK-së ka reaguar ndaj dezinformatave që janë shpërndarë sot përmes rrjeteve sociale.
Sipas Bordit, përmbajtje të tilla kanë për qëllim denigrimin e anëtarëve të bordit dhe tentim ndikim përmes presionit publik në vendimet e anëtarëve.
“Janë të pavërteta pretendimet se nga RTK planifikohet të largohen 200-300 punonjës. Informacione të tilla tendencioze mund të krijojnë panik te punonjësit. Raportet vjetore qoftë ai financiar ose ai i aktiviteteve të punës nuk kanë asnjë lloj ndërlidhje me reformën e cila është paralajmëruar se do të ndodhë tash e një kohe”, thuhet në komunikatën e Bordit të RTK-së.
Tutje theksohet se deklaratat se 200-300 punonjës po largohen, për t’u zëvendësuar me të tjerë janë qëllimkëqija.
“Kjo nuk ka të bëjë me realitetin së pari dhe së dyti, bordi aktual ka dhënë shembull të krijimit të një sistemi meritokratik gjatë rekrutimeve të stafit. Tendencat e disa individëve apo edhe grupeve të ndryshme të interesit që të ndërhyjnë dhe të ushtrojnë trysni në bord në mënyrë që të ndikohet te anëtarët e bordit përmes etiketimeve se nëse nuk votojnë në një mënyrë të caktuar, janë të papranueshme”, thuhet tutje në komunikatë.
“Secili anëtar i bordit vendos sipas bindjeve dhe vlerësimeve personale të pandikuara nga asnjë palë e jashtme dhe secili merr vendime që i konsideron të dobishme për transmetuesin publik theksohet në fund të komunikatës./Arbresh.info/
Sot në Tiranë protestohet kundër projektit të Zvërnecit, Ram...
Arrestohen tre persona për vjedhje të rënda në Prishtinë
Japonia fillon heqjen e karburantit bërthamor nga reaktori i...
Shoferët me lehtësira të reja, hyn në fuqi udhëzimi për CKP-...
Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” njihet ndërkombëtar...
Lladrovci përkrah Komandant Remin: Zëri i tij do të jetë i v...