Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas nominimit të Bedri Hamzës për kryeministër të vendit, nga kryetari i partisë, Memli Krasniqi.
Çitaku gjithashtu tha se është krenare me familjen politike të cilës i takon, derisa tha se për Bedri Hamzën flet puna dhe angazhimi i tij.
“Na priftë e mbara! Pafundësisht krenare me familjen politike të cilës i takoj. Memli Krasniqi është lider atipik për hapsirat tona, jo egoist, punëtor, i zgjuar, guximtar. E Bedri Hamza është njeri i dëshmuar. Për Bedriun flet puna dhe angazhimi i tij. Bashkë”, shkroi ajo./Arbresh.info
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron