Ka vdekur gruaja që u plagos mbrëmë në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info, e ka komfirmuar Shaqir Uka, shef i Klinikës së Intensivës në QKUK.
Sipas Ukës, viktima ka ndërruar jetë sot rreth orës 10:45.
“Ka pasur dëmtim të lartë të enëve të gjakut dhe kockës së këmbës së majtë. Këto lëndime e kanë quar pacienten në gjendje të shokut, pas operimit në Emergjencë është sjellur në Intensivë. Tek ne është sjellur në gjendje shumë të rëndë, në shok të rëndë”, ka thënë Uka.
Ai ka thënë se pavarësisht përpjekjeve të stafit nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve të marra.
“Viktima nuk ka mundur t’i përballojë plagët e marra nga arma e zjarrit, pavarësisht tretmanit dhe përpjekjeve të stafit ka ndërruar jetë sot rreth orës 10:45”, tha Uka./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Një i vrarë dhe një e plagosur pas gjuajtjeve me armë zjarri në Prishtinë
Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e jugut të Liban...
Aksidenti te rruga UÇK në Prishtinë, policia jep detaje
CNN: Mijëra njerëz janë vrarë në Lindjen e Mesme që nga fill...
Faza play off e Kupës së Botës/ Kombëtarja zhvillon stërvitj...
Motori i Wolt-it godet gruan në zebra, ajo përfundon në spit...
Vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara, Ram...