Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i është gëzuar lajmit që Elza Ujkani ka dalë nga spitali.
Rama shprehet të jetë jashtëzakonisht i lumtur për rikuperimin e saj dhe mirënjohës për përkushtimin dhe përkujdesjen e stafit mjekësor që e trajtoi.
Ndërsa shton se fatkeqësia që përfshiu Elzën ka prekur thellë të gjithë,
“Fatkeqësia që përfshiu Elzën na preku thellë të gjithëve. Për mua si kryetar i Kryeqytetit, por edhe si prind i tre fëmijëve, siguria e qytetarëve tanë dhe shëndeti i tyre janë prioriteti ynë kryesor. Prandaj, i siguroj qytetarët se po e marrim këtë çështje shumë seriozisht”, shkruan Rama, përcjell Arbresh.info
Postimi i Ramës pa ndërhyrje:
Më gëzoi fort lajmi që Elza Ujkani ka dalë nga spitali.
Rikuperimi i saj mbas dy operacioneve të vështira, por të suksesshme, është tregues i forcës së saj shpirtërore, besimit dhe pozitivitetit, me të cilët ajo i bëri ballë gjithë asaj vuajtjeje.
Jemi jashtëzakonisht të lumtur për rikuperimin e saj dhe mirënjohës për përkushtimin dhe përkujdesjen e stafit mjekësor që e trajtoi.
Fatkeqësia që përfshiu Elzën na preku thellë të gjithëve. Për mua si kryetar i Kryeqytetit, por edhe si prind i tre fëmijëve, siguria e qytetarëve tanë dhe shëndeti i tyre janë prioriteti ynë kryesor.
Prandaj, i siguroj qytetarët se po e marrim këtë çështje shumë seriozisht.
Jemi të përkushtuar të identifikojmë dhe të adresojmë çdo rrezik potencial, për të parandaluar fatkeqësi të ngjashme.
Do t’ju mbajmë të informuar mbi ecurinë e inspektimeve dhe çdo veprim të ndërmarrë për të siguruar integritetin strukturor të të gjitha ndërtesave të qytetit tonë e veçanërisht atyre që janë në pronësim të Kryeqytetit./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Bie kulmi i objektit të Komunës së Prishtinës në lagjen “Arbëria”
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...