Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut në bashkëpunim me Institutin për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve (ITKSHK) ka shënuar 25 vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi mori pjesë në këtë jubile duke ritheksuar se sulmet ajrore të NATO-s ishin veprime të drejta historike dhe ndërhyrje të nevojshme për të ndaluar gjenocidin e Serbisë ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë, shkruan Arbresh.info.

“Reflektimet të cilat i bëjmë sot mbi Republikën e Kosovës, si një shtet që promovon lirinë dhe demokracinë, bazuar në parimet e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, si dhe në vlerat perëndimore, janë argumenti më i fortë për të vlerësuar sulmet ajrore të NATO-s, si një veprim të drejtë dhe historik”, tha zëvendësministrja Gashi përpara të pranishmëve.
Njëherit u vlerësua lartë roli i autoriteteve të Maqedonisë së Veriut e sidomos komunitetit shqiptar në këtë vend fqinjë në strehimin e refugjatëve nga Kosova.
Në diskutimin e organizuar nga Ambasada jonë në Maqedoni kontribuuan edhe Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut z. Florian Qehaja, Drejtori i ITKSHK-s z. Skender Asani dhe gazetarja znj. Dijana Toska, duke shënuar këtë ngjarje historike jo vetëm për Kosovën por gjithë rajonin, si dhe reflektimin mbi pikënisjen e kultivimit të vlerave evropiane në 25 vitet e fundit.
Po ashtu në këtë ngjarje, morën pjesë diplomatë e përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, akademikë e përfaqësues nga sektorë të ndryshëm./Arbresh.info/

Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut personi i ...
‘Më të mirat në botë’, pse SHBA-të po blejnë ani...
Shenjat e fshehura të stresit: Si t’i dalloni ato?
Simeone i del në mbrojtje Alvarezit: Brenda pak kohe, me sig...
Të kërkuarit nga Sllovenia i caktohet masa e paraburgimit në...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë hyn në fazën përfund...