Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, u shpreh se seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e thirrur për sot nga Rusia, është tendencë të ngrejë një paralele absurde dhe të papranueshme mes ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, e cila ndaloi fushatën gjenocidale të Serbisë, dhe luftës së saj agresive për aneksimin e territorit të Ukrainës.
“25 vite me parë në Krushë të Madhe të Rahovecit dhe fshatrat përreth, Serbia kreu një masakër të tmerrshme ndaj popullatës civile të kësaj zone, duke vrarë 241 shqiptarë civilë. Këtë krim gjenocidal Serbia e bëri një ditë pas fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake serbe”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.
Sipas saj, martirët e Krushës së Madhe, Krushës së Vogël dhe masakrave të tjera të shtetit gjenocidal serb në Kosovë, sakrifica e papërshkrueshme e të gjithë qytetarëve të Kosovës janë themel i lirisë dhe shtetësisë sonë.
“Asnjëherë nuk do rreshtim së kujtuari dhe nderuari të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Sakrifica e tyre është detyrimi ynë sublim për të ndërtuar dhe forcuar Republikën e Kosovës si shtet të qytetarëve të saj”, tha ajo./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Bombardimet e NATO-s, Rusia e Serbia duan seancë në OKB: U shkel ligji ndërkombëtar
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...