Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është pritur me nderime në Akademinë Policore të Kroacisë nga Kreu i Akademisë Josip Ćelić.
Gjatë këtij takimi, ministri Sveçla u njoftua nga delegacioni pritës i Akademisë për historikun dhe programet e Akademisë si shtylla kryesore e përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të Policisë.
Eprorët e të gjithë sektorëve të Akademisë njoftuan ministrin Sveçla për shërbimet, kapacitetet, organizimin dhe programet që zhvillojnë ata e po ashtu edhe për angazhimet që kanë në nivel ndërkombëtar.
Ministri Sveçla njoftoi delegacionin pritës të Akademisë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe për angazhimet e institucioneve tona që kanë në mandat sigurinë shtetërore dhe sundimin e rendit dhe ligjit. Me këtë rast, ministri Sveçla shprehu mirënjohjen e tij për Akademinë e Policisë së Kroacisë për mbështetjen, bashkëpunimin, shkëmbimin e përvojave dhe njohurive me Akademinë tonë policore dhe Policinë e Kosovës.
Në shenjë mirënjohje për vizitën, pas takimit të frytshëm të dy delegacioneve, pjesëtarët e Akademisë demostruan para ministrit Sveçla disa nga shkathtësitë e tyre të fituara në atë akademi si dhe prezantuan disa nga kapacitetet e Policisë kroate që shërbejnë për parandalimin dhe luftimin e krimeve të ndryshme.
Pas këtyre aktiviteteve, ministri Sveçla bashkë me ekipin pritës të Akademisë vizituan edhe “Muzeun e Policisë” ku u njoftuan me historikun e krijimit dhe zhvillimit të Policisë kroate./Arbresh.info







Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...