Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të zhvillojë ndeshje miqësore ndaj kombëtares së Kilit.
Ndeshja do të zhvillohet në stadium “Ennio Tardini” të Parmës, ndërsa interesim për këtë ndeshje është i madh nga ana e tifozëve kuqezinjtë, shkruan Arbresh.info.
Shqipëria e Sylvinhos vjen në këtë duel me kokën lart, pasi veç një kualifikimi të merituar në Euro 2024, prej afro një viti nuk njeh humbje. Disfata e fundit e kuqezinjve daton më 27 marsin e vitit të shkuar.
Prej asaj kohe kuqezinjtë kanë dhuruar spektakël në fushë, duke u kualifikuar për në “Gjermani 2024” si të parët në grup. Në miqësoren me Kilin kuqezinjtë vijnë pas 5 fitoreve dhe 3 barazimeve në tetë ndeshjet e fundit.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në ora 20:45, ndërsa të hënën Shqipëria luan një miqësore ndaj kombëtares së Suedisë. /Arbresh.info/
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...