Sulmuesi i Atletico Madrid dhe i kombëtares spanjolle, Alvaro Morata, ka folur së fundmi për Europianin Gjermani 2024, me ekipin e tij që është në një grup me Italinë, Shqipërinë dhe Kroacinë.
“Mendoj se Spanja dhe Italia eci përpara, por unë duhet të shtoj se kushdo që kualifikohet nga grupi ynë do të shkojë larg, megjithatë ka për të qenë shumë e vështirë. Kroacia ka një gjen të jashtëzakonshëm konkurrues. Ndërkohë Shqipëria kishte një grup spektakolar në kualifikuese. Problemi është se nuk mund të gabosh, nëse humb një rast, je menjëherë nën presion. Megjithatë si kapiten unë them se kjo Spanjë ka një grup të madh”-deklaroi Alvaro Morata./ss
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...