Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 14 muaj burgim dhe 3 mijë euro gjobë, Bekim Hysenin, i cili akuzohej se në cilësinë e zyrtarit policor kishte pranuar 1 mijë euro për të ushtruar ndikim.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zyra e gjykatësit Avni Syla, ku u tha se dënimin me burg dhe gjobë i akuzuari do ta kryejë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Po ashtu, u bë e ditur se ndaj të njëjtit është shqiptuar edhe dënimi plotësues, ndalim i ushtrimit të funksionit në administratë publike dhe detyrës në Policinë e Kosovës, në kohëzgjatje prej 3 vitesh.
Paraprakisht, më 27 shkurt 2024, Prokurori i Shtetit dhe i akuzuari Hyseni me mbrojtësin e tij, avokatin Yll Zekaj kishin arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë.
Të akuzuarit Hyseni në dënimin me burgim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim, kurse kjo masë i është ndërprerë sot deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.
Ndryshe, Bekim Hyseni akuzohej se si zyrtar policor, Hetues në Stacionin Policor në Obiliq kishte kërkuar dhe pranuar në mënyrë të drejtpërdrejtë shumën prej 1 mijë euro, nga i dëmtuari B.P.
Sipas aktakuzës, këto para i kishte kërkuar duke pretenduar se është në gjendje të ushtrojë ndikim mbi një person zyrtar, për të mbyllur një rast penal në Policinë e Kosovës, ku i pandehur ishte i dëmtuari B.P.
Me këtë, Hyseni akuzohej se ka kryer veprën penale “Ushtrim ndikimi” nga Kodit Penal i Republikës së Kosovës.
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...