Sot priten të zhvillohen aktivitete të ndryshme në vendin tonë.
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00-16:00)
Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës bën hapjen zyrtare të Javës së Arkivit të Hapur. (Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, Prishtinë, ora 10:00)
Komisioni i Pavarur për Media raporton në Komisionin për Administratë Publike. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)
Mbahet Konferenca për Media dhe Miq të Pavijonit të Kosovës në edicionin e 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venecias, ku do të shpaloset projekti “Heshtjet kumbuese të metalit dhe lëkurës”, një instalacion skulpturor nga Doruntina Kastrati. (Galeria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë, ora 11:00)
Komuna e Skenderajt dhe OVL UÇK organizojnë akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së luftëtarit të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ragip Jasharit. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Skenderaj, ora 12:00)
Komisioni Ekonomi diskuton mbi Projektligjin për Regjistrin e Pronarëve Përfitues. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 13:00)
Qeveria e Kosovës nënshkruan marrëveshje me Bankën Evropiane për Investime, me vlerë 33 milionë euro, ku parashihet ndërtimi i një impianti fotovoltaik diellor me kapacitet 100 MW. Marrin pjesë ministri i Financave, Hekuran Murati, ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde, shefja e Sektorit Politik në Zyrën e BE-së në Kosovë Anna Carin Platon, shefi për operime në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi nga Banka Evropiane për Investime Matteo Rivellini dhe shefi i Divizionit për Energji për Evropën Juglindore dhe Turqinë në KfW Pablo Obrador Alvarez. (Objekti i Qeverisë, salla P-38, ora 15:30)
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...