Dy persona janë gjendur të vdekur në shtëpinë e tyre në fshatin Pataqan i Poshtëm të Rahovecit. Siç njofton policia, viktimat janë burrë e grua. Sipas dyshimeve të para. deri tek vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi
“Me datën 17.03.2024 rreth orës 12:25 jemi njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec, burrë e grua të moshës madhore janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimave.
Nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi kishte marr flakë një kolltuk, dyshohet nga një prizë elektrike.
Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast hetim i vdekjes”, thuhet në komunikatën e policisë.
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...