Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Bekim Brestovci, ka bërë të ditur se pas organizimit të iftarit mbrëmë në sheshin e Prishtinës, janë lënë të gjitha mbeturinat në hapësirat publike.
Ai ka paralajmëruar gjobë dha futje në listën e zezë për organizatorin, i cili lejen për organizimin e iftarit e kishte marr nga Komuna e Prishtinës, përcjell Arbresh.info.
Brestovci reagoi ashpër duke publikuar fotografi të mbeturinave që u lanë në sheshin “Adem Jashari” në kryeqytet.
“Ua japim lejen per ta organizu IFTARIN ne sheshin Adem Jashari dhe ja ne cfar gjendje i lane hapsirat publike, per tu bere mepastaj pastrimi i ketyre hapsirave barre e njesiteve tona per pastrim emergjent”, shkroi ai.
“Neser pason gjoba dhe futja ne listen e zeze te organizatorit”, shtoi Brestovci./Arbresh.info
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...