Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka bërë të ditur se është rrugës për në Paris të Francës ku si anëtar i Komunitetit për barazi dhe jo-diskriminim, do të diskutojnë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri theksoi dy momentet më të rëndësishme për Kosovën për këtë javë.
“Dy momente janë me rëndësi në këto javë. Takimi që do të mbahet më 27 mars 2024 i Komisionit për Politikë dhe Demokraci. Ky takim është i jashtëzakonshëm me pikën e vetme, aplikimin e Kosovës. Raporti duhet të votohet me 1/2, pra 27 deputetë duhet të votojnë në Komitet dhe të dergohet në seancën plenare në PACE për votim. Në Asamblenë Parlamentare kërkohen 2/3 e votave”, ka shkruar Tahiri./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...