Manchester United dhe Liverpool do të përballen në Old Traford për të zhvilluar çerekfinalen e Kupës FA.
Kur u pyet për çerekfinalen e shumëpritur të Kupës FA me Manchester United në Old Trafford këtë të dielë, Jurgen Klopp tha se mezi pret të përballet me Djajtë e Kuq.
“Mezi po e pres, megjithëse nuk jam i sigurt se kjo është pikërisht ajo që ju e quani kënaqësi. United padyshim kishte një javë të plotë për t’u përgatitur”.
Tutje trajner gjerman ka lavdëruar edhe homologun e tij holandez, teksa ka thënë se Ten Hag di t’i përgatisë shumë mirë futbollistët para këtyre ndeshjeve.
“Erik ten Hag është një menaxher shumë i mirë. Ai do t’i përgatisë ata, ai e di saktësisht se si luajmë ne, kështu që atje do të përballemi me disa sfida që nuk i dimë për momentin. Kështu është. Po, aq sa është e mundur, më pëlqen”, deklaroi Klopp.
Liverpool është në formë të lartë për momentin pasi është i pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit në Ligën Premier.
Manchester United dhe Liverpool përballen në Old Traford me fillim nga ora 16:30. /Telegrafi/
Themelimi i Xhandarmërisë, KFOR-i kërkon koordinim
Ministria e Arsimit për rastin e drejtorit të dyshuar për ng...
SHBA nis tërheqjen ushtarake nga Europa, alarm në NATO
Gruda- Abrashit: Nuk po doni marrëveshje politike
“Kosovën e gjeta në bodrum nën ujë”, Çitaku – Kurtit: E ke g...
Osmani i përgjigjet Konjufcës: Ka kalur çdo kufij, gjuhë që ...