Kryetari i Këshillit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth ka reaguar ndaj deklaratës së emisarit amerikan, Gabriel Escobar, i cili tha se Kosova ka ende kushte për anëtarësim në Këshill të Evropës (KiE).
Me anë të një postimi në platformën “X”, Roth e ka cilësuar si të “pakuptimtë” që ShBA-ja të flasë për këtë gjë teksa ka thënë se qasja e pabalancuar ndaj Kosovës duhet të marrë fund.
Roth tutje ka thënë se Këshilli i Evropës vendos për anëtarësimin e Kosovës në KiE e jo ShBA-ja.
“Është krejtësisht e pakuptimtë që ShBA-ja vë kushte shtesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo qasje e pabalancuar e ShBA-së ndaj Kosovës duhet të ndalet përfundimisht. Është e padrejtë. Këshilli i Evropës dhe shtetet e saj anëtare janë në ulësen e shoferit – jo ShBA-ja”, ka shkruar Roth./Arbresh.info
It’s completely incomprehensible that the ?? sets extra conditions for Kosovo’s membership in the Council of Europe. This unbalanced approach by the US towards Kosovo must finally stop. It’s unfair and unjust. The @coe and its member states sit in the driver’s seat – not ??! https://t.co/mi89SJ5AOx
— Michael Roth – official ?????? (@MiRo_SPD) March 16, 2024
Zgjidhet presidenti i Vietnamit, To Lam mban mandatin e dytë...
Fshatrat e Podujevës do të mbesin pa furnizim me ujë të mërk...
Maguire rinovon me Manchester United edhe për një vit
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...