Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, u ka kërkuar falje qytetarëve për gjuhën e përdorur dje në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për kontratat njëburimore.
Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se ‘kur përballësh me pushtetin që për kauza të rrejshme kanë çuar njerëz drejt vdekjes, që kanë përdorur edhe armë në Parlament për të ardhur në pushtet, njeriu nganjëherë nga helmi qe prodhon ky pushtet dhe mund të përdorë gjuhë që nuk i shërben shëndetit të demokracisë’.
“Prandaj, ju kërkoj falje qytetarëve që mund të jenë të prekur me gjuhën që kam përdorur dje në seancë”, ka theksuar ajo.
Ndër të tjera, ajo ka shkruar se VV-ja ka ardhur në pushtet duke gënjyer, shpifur e akuzuar secilin që i ka dalë përpara.
“VV-ja ka ardhur në pushtet duke gënjyer, shpifur e akuzuar secilin që i ka dalë përpara. Edhe në seancën e fundit shpifën, gënjyen për t’i mbuluar hajnitë dhe faljen e tokës për Manastirin e Deçanit. Pasi ata nuk kanë moral në politikë nuk do të thotë që ne tjerët nuk duhet ta ruajmë moralin dhe dinjitetin”, ka theksuar deputetja e LDK-së.
LEXO EDHE:
Deputeti i LVV akuzon Bajramin për fushat dhe propagand lidhur me çështjen e kontratave njëburimore
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...