Një 27-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë brenda makinës së tij në Londër.
–
Ai është identifikuar nga autoritetet policore si Bajram Luli me origjinë nga Peqini.
I riu shqiptar, personi që shihni në foton e mësipërme, u gjet me plagë të rënda me thikë në një makinë të bardhë tip KIA.
Autoritetet policore e dërguan në spital, por nuk mundi dot t;o mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Policia britanike ka publikuar foton e autorit të dyshuar dhe po punon për kapjen e tij./euronews.al
