Dua Lipa gëzoi njerëzit, pasi publikoi në Instagram emrin e albumit të saj të ri, “Radical Optimism”, i cili do të publikohet më 3 maj. Nga ky album janë publikuar deri më tani 2 këngë, “Houdini” dhe “Training Season”.

Këngë të tjera të albumit do të jenë: “End of an era”; “These walls”; “Whatcha doing”; “French exit”; “Illusion”; “Falling Forever”; “Anything for love”; “Maria” dhe “Happy for you”.

“Radical optimism” është albumi i tretë i Duas, i cili publikohet pas “Future Nostalgia” (2020). Sigurisht, nga vetë emri, albumi ka një qasje pozitive dhe momente të lumtura, të cilat sjellin këndvështrime të reja për situata të ndryshme, të cilat ndonjëherë duken shumë të vështira për t’u tejkaluar./anabel
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...