Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka uruar të gjithë shqiptarëve Ditën e Verës.
Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar: “Mirëmëngjes dhe me ditën që paralajmëron më shumë diell e mbarësi, ju uroj një pranverë të bukur”.
Ndryshe, “Dita e Verës” është një festë me origjinë të lashtë. Festimet kryhen në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë.
Tashmë kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve.
Ndërsa në disa vende të tjera në “Ditën e Verës” ndizeshin zjarre purifikues për t’i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte.
Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet madhërishëm në qytetin e lashte të Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...