Urdhri që i dha Agjencisë Kadastrale kryeministri, Albin Kurti, që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që t’ia njohë të drejtën në pronë në prej 24 hektarëve Manastirit të Deçanit ka sjell shumë reagime në vend.
E më këtë vendim është tallur deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, duke e pyetur kreun e ekzekutivit se “ku je o Albin patrioti” dhe se “a lëshove bajrakun a?”
“HAHAHAHAHA. Ku je o Albin patrioti???? A lëshove bajrakun a?”, ka shkruar Lekaj në Facebook.
Ndryshe, urdhëri i Qeverisë është mirëpritur nga bashkësia ndërkombëtare dhe gjithashtu edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Zbatimi i shumëpritur i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 për çështjen e Manastirit të Deçanit dhe Regjistrimit të truallit të Manastirit më në fund bëhet realitet. BE-ja bazohet në sundimin e ligjit. Ruajtja e sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë parakushte të nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka deklaruar shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Sunzyog.
“Më mirë vonë se kurrë – unë e mbështes plotësisht vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në X. /Arbresh.info/
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...