Vladimir Putin paralajmëroi të mërkurën Perëndimin se Rusia është teknikisht gati për luftë bërthamore dhe se nëse SHBA dërgonte trupa në Ukrainë, kjo do të konsiderohej një përshkallëzim i rëndësishëm i luftës.
Pak ditë para zgjedhjeve të 15-17 marsit, të cilat me siguri do t’i japin atij 6 vjet të tjera në pushtet, Putin tha se nuk po “nxiton” me skenarin e luftës bërthamore dhe se nuk e sheh nevojën për t’i përdorur ato në Ukrainë, transmeton Arbresh.info.
“Nga pikëpamja ushtarako-teknike, ne sigurisht jemi gati,” tha Putin për televizionin Rossiya-1 dhe agjencinë e lajmeve RIA në përgjigje të një pyetjeje nëse vendi ishte vërtet gati për një luftë bërthamore. Putin tha se SHBA-të e kuptojnë se nëse vendosin trupa amerikane në territorin rus, ose në Ukrainë, Rusia do ta trajtonte këtë veprim si një ndërhyrje, shkruan Reuters.
“(Në Shtetet e Bashkuara) ka mjaft specialistë në fushën e marrëdhënieve ruso-amerikane dhe në fushën e kufizimit strategjik. Prandaj, nuk mendoj se këtu gjithçka po nxiton drejt saj (konfrontimi bërthamor), por ne jemi gati për këtë.”, tha Putin.
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
U tërhoq nga uji nga një qytetar, policia jep detaje për gru...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...