Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka njoftuar se nesër në orën 12:00, në Komisionin Parlamentar për Buxhet raporton Guvernatori i BQK-së për pjesëmarrjen e tij në dialogun në Bruksel për rregulloren për përdorimin e valutave të huaja në Kosovë.
Sipas tij, Qeveria e ka detyruar BQK-në atë të përfshihet në dialog, shkruan Arbresh.info.
“Me kërkesë të opozitës, nesër në orën 12:00, në Komisionin Parlamentar për Buxhet raporton Guvernatori i BQK-së lidhur pjesëmarrjen e tij të pakuptimtë dhe pa asnjë autorizim ligjor në dialog në Bruksel për rregulloren për përdorimin e valutave të huaja në Kosovë.
Edhe pse BQK-ja është institucion i pavarur kushtetues, Qeveria e detyroi atë të përfshihet në dialog në mënyrë joligjore.”, ka shkruar Hoti.
Deputeti Hoti u shpreh se është shqetësues që Qeveria dhe BQK nuk pranuan kërkesëne SHBA-së për shtyrje të zbatimit të rregullores.
“Shqetësues mbetet fakti se Qeveria dhe BQK-ja nuk pranuan kërkesat e aleatit kryesor të Kosovës për shtyrje të zbatimit të rregullores. Por pranuan të ulen në tavolinë me palën serbe me kërkesë të ndërmjetësit.”, ka shkruar Hoti./Arbresh.info/
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...