Një avion ushtarak transportues i Rusisë është rrëzuar të martën derisa po ngrihej nga një bazë ajrore në perëndim të Rusisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
Ministria tha se 15 persona ishin në bordin e avionit. Sipas saj, tetë prej tyre ishin pjesë e ekuipazhit, ndërsa shtatë të tjerë udhëtarë.
Ministria nuk tregoi nëse kishte apo jo të mbijetuar.
Zjarri në motor gjatë ngritjes ka mundur ta shkaktojë rrëzimin e avionit, sipas Ministrisë.
Avioni katërmotorësh, Il-76, është avion transportues që është përdorur prej viteve ’70 nga forcat ajrore sovjetike dhe pastaj nga ato ruse.
Rrëzimi i avionit ndodhi në një ditë kur Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se Ukraina e sulmoi Rusinë me dronë dhe raketa.
Në të kaluarën, dronët ukrainas i kanë goditur disa baza ajrore ushtarake thellë brenda Rusisë./rel
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...