Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët myslimanë në prag të fillimit të muajit të Ramazanit.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se forca e njeriut qëndron në durimin, veprat humane dhe respektin e ndërsjellë, shkruan Arbresh.info.
Ajo ka bërë thirrje që në këtë muaj të shpërfaqim solidaritetin ndërnjerëzor që siç thotë ajo, e karakterizon popullin tonë.
“Pas mesnate, me syfyrin e parë, fillon muaji i shenjtë i Ramazanit. I uroj të gjithë qytetarëve tanë të besimit islam agjërim të lehtë e të shëndetshëm, mbarësi dhe begati në familje. Forca e njeriut qëndron në durimin, veprat humane dhe respektin e ndërsjellë. Ndaj në këtë muaj e çdo ditë tjetër, të shpërfaqim solidaritetin ndërnjerëzor që e karakterizon popullin tonë. Urime muaji i bekuar i Ramazanit!”, ka shkruar presidentja Osmani. /Arbresh.info/
Turizmi në rritje, mbi 1.2 milionë hyrje në Shqipëri gjatë m...
Parashikimi i motit për sot, rritje e lehtë e temperaturave
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...