Shërbimi Finlandez i Sigurisë dhe Inteligjencës paralajmëroi Suedinë sot për “kërcënime në rritje” nga Rusia pasi vendi u bë zyrtarisht anëtari i 32-të i NATO-s duke i dhënë fund neutralitetit ushtarak disadekadësh pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Finlanda, e cila ndan një kufi 1.340 kilometra të gjatë me Rusinë, u bashkua me NATO-n më 4 prill 2023, pasi Rusia filloi “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë më 24 shkurt 2022.
Anëtarësimi i vendit nordik në NATO tërhoqi kërcënime ushtarake nga Kremlini, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Perëndimin për “zvarritje” të Finlandës në një aleancë ushtarake dhe krijimin e një përçarjeje midis Moskës dhe Helsinkit.
Sipas autoriteteve finlandeze, që nga anëtarësimi në aleancën ushtarake perëndimore, operacionet ruse kundër vendit janë rritur ndjeshëm.
Shërbimi Finlandez i Sigurisë dhe Inteligjencës (Supo) paralajmëroi se i njëjti zhvillim mund të presë Suedinë.
“Duhet të jemi gati”, tha kreu në detyrë i Supos, Teemu Turunen, për transmetuesin lokal suedez SVT Nyheter.
“Asnjëherë nuk duhet të nënvlerësoni aftësitë e shërbimit inteligjent rus. Ata janë të aftë dhe ne duhet të jemi gati”, shtoi ai.
Në dhjetor, Finlanda mbylli kufirin e saj me Rusinë, pasi autoritetet finlandeze akuzuan Moskën për kryerjen e një “sulmi hibrid” të dyshuar dhe për ndihmë të qëllimshme për migrantët pa dokumente për të kaluar në vendin nordik, gjë që Rusia e ka mohuar.
Anëtarësimi në NATO përbën një përshkallëzim të tensioneve midis vendeve dhe “Finlanda tani konsiderohet nga Rusia si një vend jomik, që do të thotë masa kundër nesh”, u shpreh Turunen.
Por edhe nëse anëtarësimi në NATO çon në rritje të kërcënimeve nga Moska në afat të shkurtër, ka shpresa se bashkëpunimi i aleancës do të forcojë gatishmërinë ushtarake të anëtarëve në afat të gjatë, thonë autoritetet finlandeze dhe suedeze
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...