Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm, pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Dega Skenderaj, ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për të pandehurin A.V., pasi ekziston dyshimi i bazuar se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”.
“I pandehuri A.V., dyshohet se me datë 18 shkurt 2024, me të pandehurin I.K., së bashku traktorin e vjedhur në fshatin Tërnac të Skenderajt, përmes rrugëve ilegale malore e dërgojnë në Serbi. Për këtë rast, me datë 05 mars janë ndaluar të pandehurit P.S., dhe V.K., për të njëjtit me datë 06 mars Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit, dhe ndaj të pandehurve të lartcekur është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërkaq në arrati gjenden edhe të dyshuar tjerë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.V., pritet të mbahet sot, ditë e premte, pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Dega Skenderaj. /Arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira