Real Madridi është duke vlerësuar mundësinë e lirimit të Arda Guler në një marrëveshje huazimi gjatë afatit kalimtar të ardhshëm që do të hapet më 1 korrik, diçka që ka nxitur zërat për destinacionin e tij të mundshëm.
Anësori turk ka tërhequr vëmendjen për potencialin dhe aftësitë e tij në fushë, gjë që ka ngjallur interes nga disa klube evropiane, përfshirë Milanin.
Pavarësisht interesimit, duket se Arda nuk dëshiron të largohet nga La Liga, duke shpresuar që të përshtate në futbollin spanjoll dhe të rikthehet si titullar në formacionin e Los Blancos.
Lojtari turk është një nga talentët e mëdha të futbollit botëror për vitet e ardhshme dhe Madridi ka shpresa të mëdha se ai mund të jetë një lojtar kyç me kalimin e kohës, diçka që do të varet nga minutat që ai mund të ketë tani e tutje.
Kjo është pikërisht një faktor që Milani do t’i kushtojë vëmendje në rast se mund të hapet një mundësi për të marrë shërbimet e tij.
Las Palmas dhe Mallroca raportohet nga mediumi spanjoll se po ashtu janë në garë për të marrë shërbimet e tij në formë huazimi për edicioni 2024/25. /Telegrafi/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...