Hamasi këmbëngul për arritjen e një armëpushim të përhershëm përpara se të zbatohet çdo marrëveshje për lirimin e 134 pengjeve të mbetura të mbajtura në Gaza.
“Në dy ditët e fundit, lëvizja ka paraqitur qëndrimin e saj për propozimin e paraqitur nga ndërmjetësit vëllezër të Katarit dhe Egjiptit,” tha Osama Hamdan, një zyrtar i lartë i Hamasit, në Bejrut, shkruajnë mediat e huaja.
Megjithatë Lëvizja ekstremiste palestineze Hamas konfirmoi se ende nuk është arritur marrëveshje me Izraelin, por la të hapur mundësitë për të vazhduar negociatat përmes ndërmjetësve.
Në një deklaratë për shtyp, Hamasi tha se Izraeli kishte refuzuar të përmbushë kërkesat e grupit për një armëpushim të përhershëm, tërheqjen e trupave nga Rripi i Gazës, si edhe kthimin e banorëve të Gazës të zhvendosur në shtëpitë e tyre në veri./abcnews.al/
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...