Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique tani nuk e ka problem të zëvendësojë yllin e skuadrës së tij, Kylian Mbappe, pasi kuptoi se francezi do të largohet në fund të sezonit, ndoshta drejt Real Madrid-it.
Që në fillim, trajneri spanjoll nuk ka pasur një marrëdhënie të mrekullueshme me lojtarin e kombëtares së Francës edhe kur ky i fundit bënte paraqitje mjaft bindëse, gjithmonë i kërkonte më shumë.
Në prag të ndeshjes së dytë të 1/8-ave të Champions League kundër Real Sociedad, në prononcimin për mediet, trajneri i PSG-së është është pyetur edhe për marrëdhënien e tij me Mbappe.
Përgjigja e Luis Enrique-s ishte shumë e ftohtë, ndërsa la të kuptohet që nuk kanë asnjë lloj afrimiteti dhe se e vetmja gjë që i bashkon është fakti që të dy punojnë për PSG-në.
“Ne të dy punojmë për PSG-në”-trajneri i parisienëve, ndërsa më pas dhuroi një buzëqeshje./Ss
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...