Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2025 në konkurrencën e femrave.
Kjo fazë kualifikuese sivjet zhvillohet në tri liga. Kosova bën pjesë në Ligën B dhe në bazë të shortit është përfshirë në Grupin B4, ku janë edhe Uellsi, Kroacia dhe Ukraina, përcjell Arbresh.info.
Kualifikimet nisin në muajin 3 prill, derisa në Evropian direkt kualifikohen vetëm nga dy përfaqësuese prej katër grupeve të Ligës A, derisa vendet e tjera plotësohen përmes ‘play-off’-it.
Nga Liga B, ku bën pjesë edhe Kosova, tri përfaqësueset e para në secilin grup kalojnë në ‘play-off’, ku përcaktohen shtatë përfaqësueset e fundit që kualifikohen në Evropian.
Kombëtarja e Kosovës ka një seri prej 14 ndeshjeve pa humbje dhe nën drejtimin e Anneli Andersen ka treguar formë shumë të mirë. /Arbresh.info
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë