Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha veprimet për zbardhjen e rastit të plagosjes së një personi që ndodhi të hënën në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, mes dy grupeve të të rinjve.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se menjëherë pas marrjes së informatave për plagosjen e një personi në Prishtinë, kemi autorizuar Policinë e Kosovës për marrjen e veprimeve të nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Sigurojmë opinionin publik se në koordinim me hetuesit policorë kemi ndërmarr të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, bënë të ditur prokuroria, raporton Arbresh.info.
Po ashtu, prokuroria fton qytetarët të bashkëpunojnë me autoritetet për zbardhjen e rastit.
“Ftojmë qytetarët të cilët kanë informata relevante rreth rastit të bashkëpunojnë me autoritetet ligj zbatuese, duke iu drejtuar Prokurorisë dhe Policisë për të ndihmuar në hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./Arbresh.info/
Shqipëri: Qeveria miraton reformë të re për njësimin e grada...
Islanda miraton referendum për nisjen e negociatave me BE në...
Osmani: Sonte rikthyem një besim se Kosova mund të udhëhiqet...
“Më shumë ka pasur armatim nëpër oda se në Kazermë”, Kurti n...
Pas SHBA-së edhe Shqipëria refuzon kërkesën e Rusisë për lar...
Ylli i Chelseat kërkon largimin pak ditë pas emërimit të Xab...