Mes kaosit dhe tensionit është mbyllur seanca e sotme plenare të Kuvendit të Shqipërisë.
Kjo seancë ishte parashikuar të zgjaste 4 orë, mirëpo tensioni i krijuar bëri që të mos kishte zhvillim normal të saj.
Me pankarta në duar, deputetët e opozitës përdorën zhurmues dhe u frynë bilbilave duke bërë që seanca të zgjaste vetëm 10 minuta
Ndërkohë deputeti demokrat Flamur Noka u përplas me Gardën e Republikës dhe po ashtu i ndërpreu fjalën deputetit socialist, Vullnet Sinaj, të cilit iu afrua me bilbil tek mikrofoni.
Në këto kushte, kryeparlamentarja Lindita Nikolla vendosi mosvazhdimin e seancës së sotme plenare.
Në rendin e ditës ishte parashikuar që të kishte diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit./tvklan.al
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...