Skuadra e La Lakers luajti sfidën ndaj Denver Nuggets në kuadër të NBA, mëngjesin e ditës së dielë me kohën tonë lokale.
Sfida u përmbyll në të mirë të kampionëve në fuqi të NBA, Denver Nuggets me rezultat 124-114, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo gjatë kësaj ndeshje basketbollisti legjendar LeBron James ka hyrë në histori të kësaj të gare.
Ai u bë lojtari i parë në histori të NBA, që arrin shifrën e 40000 pikë të shënuara në karrierë.
Këtë më parë nuk e ka bërë askush.
Mbreti James mbrëmë realizoi 26 pikë, teksa dhuroi edhe nëntë asistime e katër kërcime.
Ai tani numëron 40017 pikë të shënuara gjatë gjithë karrierës së tij në NBA, teksa pas tij vjen Kareem Abdul-Jabbar me 38387 pikë të.
LeBron James është 39 vjeçar dhe është në sezonin e tij të 21 këtë sezon./Arbresh.info/

Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...