Malisheva ka arritur të shënoj një fitore të madhe në udhëtim tek Gjilani me rezultat 3-2.
Hattricku i Drilon Hazrollajt i solli Malishevës fitoren e radhës në Superligë, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht Gjilani realizoi përmes Jarovic në minutën e nëntë.
Por epërsia nuk zgjati shumë dhe Drilon Hazrollaj filloi magjinë.
10-shi i Malishevës realizoi për 1-1, në minutën e 19-të.
Pesë minuta para fundit të pjesës së parë po i njëjti lojtar nga pika e bardhë, kali në epërsi Malishevën për herë të parë në ndeshje.
Ndërkohë Gjilani nuk u dorëzua dhe arriti të barazoj rezultatin në minutën e 75-të.
Por njeriu i momentit tek Malisheva, Hazrollaj doli sërish në skenë për të realizuar për 3-2, në minutën e 86-të.
Me këtë fitore Malisheva afrohet edhe më shumë top treshes së Superligës, ku tani ka 41 pikë dhe ka vetëm dy më pak se Drita që është e treta.
Kurse Gjilani pas kësaj humbje mbetet i teti në tabelë, me 22 pikë./Arbresh.info/
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit