Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Perëndimit që të dërgojë në vendin e tij më shumë sisteme për mbrojtje ajrore, pasi një valë sulmesh ruse me raketa dhe dronë i kanë lënë të vdekur të paktën tetë persona.
Pesë persona kanë vdekur, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, në qytetin e Odesës, derisa sulmet tjera në Harkiv, Herson dhe Zaporizhja, kanë vrarë edhe tre persona tjerë, kanë thënë zyrtarët ukrainas, shkruan REL.
“Rusia vazhdon të godasë civilët”, ka thënë Zelensky përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Neve na duhet më shumë mbrojtje ajrore prej partnerëve tanë. Neve na duhet të forcojmë mbrojtjen ajrore ukrainase për të rritur mbrojtjen për njerëzit tanë prej terrorit rus. Më shumë sisteme për mbrojtje dhe më shumë raketa do të shpëtojnë jetë”, ka thënë ai.
Lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë, ndërsa ndihma e Shteteve të Bashkuara, në vlerë të 60 miliardë dollarëve, është e bllokuar në Kongres prej disa republikanëve konservatorë.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...