Mercedes në sulm në seancën e provave të lira që mbyllën edhe ditën e parë të sezonit të ri për Formula 1 2024. Lewis Hamilton arriti performancën më të mirë në Bahrein, duke mbyllur xhiron pas një minute, 30 sekonda dhe 374 të mijta përpara se të niste provat e ritmit të garës.
Koha e dytë më e mirë për makinën tjetër të Mercedes, atë të drejtuar nga George Russel, që ishte vetëm 206 të mijta prapa “Sir Lewis”.
Fernando Alonso konfirmon gjendjen e mirë të Aston Martin duke përfunduar podiumin virtual me 286 të mijta nga kreu, teksa pas tij u rendit piloti i Ferrarit, Carlos Sainz, i katërti, 395 të mijtat më ngadalë se Hamilton.
Një hap prapa për McLaren, që vendosi kohën e pestë më të shpejtë me Oscar Piastrin, ndërsa Max Verstappen nuk i ka zbuluar ende kartat e tij dhe ndalet në vendin e gjashtë të renditjes në 477 të mijtat më ngadalë se Hamilton.
Nico Hulkenberg dhe Lance Stroll bëjnë një hap të mirë përpara dhe i paraprijnë pilotit tjetër të Ferrarit, Charles Leclerc ndërsa Sergio Perez vulos dhjetëshen e parë në renditje.
Seanca e tretë e provave të lira dhe provat zyrtare do të zhvillohen të premten, ndërsa Çmimi i Madh i Bahreinit është planifikuar për të shtunën në orën 16:00./ss
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...