Arabia Saudite është destinacion i shumë lojtarëve pasi të kalojnë periudhën më të madhe të kohës në Evropë.
Por edhe shumë lojtar tjerë të rinj po zgjedhin Arabinë si të ardhmen e tyre, shkruan Arbresh.info.
Mesfushori i Al Hilal, Ruben Neves po shijon kohën e tij në Arabinë Saudite, ku u bashkua verën e kaluar nga Wolverhampton Wanderers.
Ai tha se ndjen ndryshime nga liga saudite dhe ajo evropiane, teksa e cilësoi futbollin në Arabi sikur në PlayStation.
“Unë nuk ndjej ndonjë ndryshim midis ligës saudite dhe kampionateve evropiane. Nuk kam në plan të kthehem së shpejti. Arabia Saudite mund të ketë një nga ligave më të mira në botë brenda dy viteve. Cilësia e lojtarëve këtu është e shkëlqyer, duket si PlayStation” tha Neves.
Ekipi i Nevesit, aktualisht është lider në Arabin Saudite me 59 pikë, shtatë më shumë se Al Nassr që është në vendin të dytë.
Neves ka luajtur 28 ndeshje deri më tani me fanellën e Al-Hilal, teksa ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime./Arbresh.info/
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...